Një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi, në funksion të marrëveshjes Rama Basha.
Marrëveshja Rama – Basha, e marrë në kthina të fshehta, po të funksionojë, është antireformë dhe është njëherësh edhe antiamerikanizmëm.
Por, a do të funksionojë?
l.
Amerikanët i ofruan Ramës katër shqiptarë të diplomuar në Amerikë, të katër mbi 40 vjeç, që punojnë në Amerikë në institucione prestigjoze, dhe ky nuk pranoi t’i bëjë pjesë të qeverisë së tij.
Kjo kuptohet se vjen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë Rama- Basha, e cila kapet sak se, në thelb, ka bllokimin e Reformës antikorrupsion.
Po çfarë është marrëveshja Rama -Basha?
Kjo marrëveshje skutash është frikë nga Reforma – ky është motivi kryesor i saj.
ll.
Kuptohet tani se Rama pati shpresë që Reforma të bllokohej nga Berisha. Por kur e pa në prill që kjo nuk ndodhi, e kapi për krahu Bashën e kërcënuar nga Brian Yee, dhe, nëpër kthina i kërkoi atij bashkim kundër Reformës.
Basha i hutuar dhe Saliu i shokuar nga politika amerikane , e morën si shpresë të re edhe për veten e tyre. Prandaj të dy palët nuk bënë fare fushatë në zgjedhjet e qershorit, sepse donin që PS të mos merrte 71 deputetë, dhe shumicën për qeverinë kjo ta bënte me Partinë Demokratike.
Por shqiptarët u treguan me stil elektoral të lartë këtë here: abstenuan demokratët masivisht, dhe kjo ishte arsyeja që Rama mori 74 deputetë.
Tani Rama nuk e ka në dorë alibinë e bashkimit me PD-në.
Po çdo të bëjë?
lll.
Gjithçka e kishin strukturuar te fakti që, pasi PS nuk do të merrte 71 deputetë, atëherë bashkë të bënin lojën e numrave në Parlament. “Do Basha apo nuk do Basha…unë nuk kam ç’të bëj!”, e të tilla broçkulla sotollatëse; por plani ka qënë dhe mbetet ndryshimi i kushtetutës së korrikut të vitit 2016.
Rama atë ditë kur u miratua kushtetuta e re mbeti pa frymë, se nuk ia merrte mendja që do të lëshonte pe Berisha.
Por…
Konkluzioni tani është që Reforma antikorrupsion i kap të tre edhe Berishën, edhe Ramën edhe Bashën.
Kjo është risia që na solli marrëveshja Rama – Basha: edhe Rama penalizohet nga Reforma.
Atëherë, ç’pritet të ndodhë?
lV.
Por, këta të tre, a mund ta ndryshojnë kushtetutën, dhe çfarë duan të arrijnë me këtë hap të përbashkët?
Ndryshimi i kushtetutës këtyre iu duhet për të futur në lojë Gjykatën Kushtetuese që kjo pastaj të ketë hapësirën kushtetuese të bllokojë të gjitha ligjet e miratuara ndërkohë dhe që kanë filluar ndërkaq të zbatohen.
Por këtë nuk mund ta ndërmarrin si hap edhe pse e mendojnë.
Si rregull, frika e kalamanizon gjithmonë burrin që nuk ka dimension. Basha dhe Rama duken që janë kalamanizuar, dhe prandaj i kanë hyrë detit në këmbë.
As kushtetuta dhe as ligjet e miratuara nuk mund të amendohen apo të ndryshohen me qëllim antireformë, sepse gjendja përshkallëzohet nga presioni amerikano-europerëndimor. Por a mos vallë këta të tre e duan ndërkohë destabilizimin e Shqipërisë për të shpëtuar korrupsionin?
V.
Po Partia Socialiste a mund ta pranojë këtë marrëveshje?
Kjo është dhe frika e Ramës.
E keni parë sesi i “kreh bishtin” Gramoz Ruçit? Dhe, e keni dëgjuar sesi Berisha Godet Ruçin?
Sepse, siç duket, Gramoz Ruçi është kundër, por ndërkohë pritet të jetë edhe Kryetar Kuvendi.
Marrëveshja Rama – Basha nëse do vihet në forcë, sigurisht që është antiamerikanizëm. Por, a mund ta pranojë Ruçi dhe politikanët e tjerë të PS-së që ta fusin sërish partinë e tyre në antiamerikanizëm?
Kjo është e pamundur, se edhe politikanët e tjerë që Rama ka dashur t’i eliminojë nuk mund ta pranojnë idenë e vjetër të antiamerikanizmit, se ata me shumë vështirësi, mezi e futën Partinë Socialiste në Perëndim.
Por a ka një zgjidhje ky veprim infantil i Ramës.?
Ka një hap, që socialistët duhet ta ndërmarrin, se Rama është në çorientim psikik të frikës nga goditja antikorrupsion.
Socialistët duhet të zgjedhin një kryetar të ri të partisë së tyre që të jetë politikan dhe të mos e trembë Reforma, e cila nuk ka fare mundësi bllokimi. Ajo do të zbatohet. Se i trembur nga Reforma siç është, Rama mund të bjerë në aventurizëm antiperëndimor.
Dhe opcioni i kryetarit të ri tani duket se është në dorë të aktit politik që mund të ndërmarrë Gramoz Ruçi. Por a do ta ndërmarrë ky këtë hap?
Nëse Rama vijon me marrëzinë Basha, ky hap duhet ndërmarrë. Të mos harrojmë se Ruçi e emëroi kryetar Ramën në vitin 2005.
Të shohim se si do precipitojnë ngjarjet…