Home KRYESORE Banorët protestë për çështjen e pronave himarjote. Neranxi: Dua t’i them Edi...

Banorët protestë për çështjen e pronave himarjote. Neranxi: Dua t’i them Edi Ramës që ne jemi kundër Shqipërisë që do ti…

Qytetarët e Himarës gjatë mbrëmjes së të hënës kanë zhvilluar një protestë në lidhje me problematikën e pronave të tyre, të cilat sipas organizatorëve të kësaj proteste thuhet se po i marrin njerëzit afër me pushtetin.

Vitin e kaluar qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës hartuan një projekt në lidhje me riorganizimin e qytetit të Himarës, nën siglën Himara e Himarjotëve. Në lidhje me vënien në zbatim të këtij projekti u kërkua të prishen disa shtëpi, por këtë gjë e e kundershtuan dhe kundërshtojnë familjet himarjote.

Banorët e Himarës gjatë mbrëmjes së hënë  zhvilluan një protestë në lidhje me problemin e pronave që ka hasur ky komunitet. Protesta është zhvilluar në qendër të qytetit të Himarës, ku ndër të tjera u tha se projekti i Bashkisë së Himarës për qendrën e këtij qyteti do të rrënojë disa banesa të familjeve më të njohura të këtij qyteti dhe historine e vertete himarjote.

Sipas njërit prej organizatorëve të kësaj proteste, Nikollaq Neranxi i gjithë projekti për ndërtimin e qendrës është vetëm për të marrë shtëpitë e himarjotëve dhe për të ndërtuar pallate të cilat do të merren nga përsona të afërt me pushtetin.

“Mbase kishin parë projektet e Bashkisë së Himarës, të drejtuara kryesisht nga kryeministri Edi Rama, që shtëpitë tona do rrëzoheshin dhe nuk ishin një dy apo pese shtëpi që talleshin bankat, po ishin lagjja e Varfajve, lagjja e Neranxajve dhe lagjja e Zotajve dhe disa shtepi të tjera këtu mbrapa që janë shumë të mira për të bërë pallate.Shkuljen dhe çrrënjosjen e njerëzve nga një zonë e cila ka një identitet, një histori dhe një kulturë të trashëguar e bëjnë vetëm komunistët. Dua t’i them Edi Ramës që ne jemi kundër Shqipërisë që do ti, ti do një Shqipëri që i ke vënë zjarrin, ti do një Shqipëri të mnbjellur me drogë, ndërsa ne himarjotët duam një Shqipëri Europiane”, është shprehur Nikollaq Neranxi.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Himarës u shpreh në lidhje me problematikën e pronave të Himarës. Sipas tij të rinjtë e Himarës po ikin për të punuar jashtë pasi nuk e kanë të zgjidhur problemin e pronave. Çështja e pronave të Himarës do të shkojë edhe në parlamentin shqiptar ku do të diskutohet rreth këtij problem.

“Meqë jam këtu si kryetari i Partisë Demokratike, dua t’ju bëjë të njohur qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me çështjen që jemi mbledhur këtu sot. Partia Demokratike pozicionohet kundër çdo veprimi arbitrar, të paligjshëm për të grabitur dhe për të tjetërsuar pronat e çdo qytetarit të Himarës.

Ky qëndrim i Partisë Demokratike do të pasqyrohet edhe në  seancat e parlamentit të ri, ashtu si është bërë edhe në parlamentin e kaluar. Vëllezër dhe motra himarjot, gëzohem shumë kur ju shoh që jeni këtu por njëkohësisht trishtohem kur shoh që nuk janë këtu të gjithë himariotët. Kryesisht më vjen shumë keq që brezi i ri, mosha më produktive e Himarës janë të detyruar të derdhin djers dhe energjitë e tyre në vende të ndryshme të botës. Nëse do të ishte zgjidhur problemi madhor i pronës, të gjithë këta njerëz do të ishin në Himarë”  tha Andrea Gjoni, kreu i Partisë Demokratike të Himarës.

Protestës i janë bashkuar edhe personalitete të kishës ortodokse të cilët kanë dhënë opinionin e tyre në lidhje me kanosjen e pronave që po u bëhet himarjotëve.

Share: