Nga Ilir Demalia
Sot Loloçi nxorri kartelën e sigurimit. Ja dhe shantazhimi dhe delegjitimimi qe duan të më mbyllin gojën me anë të biografisë së prindërve!!!
Kush e bëjnë dhe nga kush mbrohet Kadareja!
Cerciz Loloci, ka qenë sekretar i dytë i Komitetit te Rinisë së Tiranës nga viti 1985 deri ne vitin 1990, ku sekretar të parë kishte Fatmir Xhafën. Nuk është e nevojshme të sqaroj se çfarë funksionesh dhe detyrash kishin sekretaret e rinise dhe sa te besuar të partise ishin dhe çfarë biografie kishin me lidhjet me regjimin.
Une i biri i sigurimit të shtetit, nuk kamë qenë asnjë ditë në jetën time në asnje organizate rinie, partie, bashkimesh profesionale në asnje lloj grupimi dhe bashkëpunimi në jetën time me regjimin e kaluar dhe vazhdimsinë e regjimit që mbrojnë sherbëtorët e regjimit dje dhe sot dhe me asnjë grupim në ketë rruzull përveç se me lirinë time.
Lirinë time e kamë të shënjtë dhe nuk mund të ma blejnë as lolocët as dervishët, as kushdo tjetër në mbrojtje të padronëve tyre si shërbëtore të demagogëve propagandistike të regjimit komunist.
Ja pra kush me gjykon mua.
Po postoj dosjen e nxjerrë sot nga Dervishët dhe Loloçët me fotografinë e marrë nga kartela e punës së tim eti nga arkiva e Ministrisë Brëndëshme që është e fotkopjuar dhe mbahet në shtëpinë e Kastriot Dervishit për të delegjimituar dhe më shantashuar mua.
Shteti ka rënë.
Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama , Kryeprokurori Hajdut me lirim kriminelësh dhe mbyllje dosjesh te korrupsioneve qeveritare, nuk janë më shtet në shërbim të qytetarëve por kryetar bandash. Përndryshe, duhesh kohë më parë ndaj Kastriot Dervishit dhe Dervishëve të ishte hapur proçes ndjekje për abuzime dhe korrupsion dhe shkelje të rënda me detyrën.
Nuk ndodh në asnjë vënd të botës që një ish drejtor arkivash të marri arkivën në shtëpi duke e kthyer në pronë të tij, për shantazhim, deligjimitim të njerëzve të lirë për ti shërbyer strukturave kriminale të politikës, medias, dhe oligarkisë kriminale që po varros vendin dhe po detyron shqiptarët të largohen nga sytë këmbët.
Ky është vetëm fillimi.
Do te njoftoj Ambasadën Amerikane atë Gjermane për këto akte kriminale në shkelje të drejtave të individit nëpërmjet shantazhit njësoj si sigurimi shtetit dje me struktuarat ne vazhdim sot.