Shteti komunist i Koresë së Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoninë veriore mbrëmjen e sotme, raporton televizioni kombëtar japonez.
“Independent” shkruan se veprimi i Koresë së Veriut mund të shkaktojë tensione të mëdha në rajon.
Ky është akti më i fundit nga shteti komunist që pas kërcënimeve nga SHBA dhe Presidenti Donald Trump. Nëse raportimet paraprake nga mediat japoneze janë të sakta, ky veprim i diktatorit Kim Jong Un do të tensionojë akoma më shumë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve partnere, pasi do të shihet si një provokim.
Sipas autoriteteve japoneze, raketa kaloi mbi territorin e vendit dhe nuk shkaktoi asnjë dëm. /360grade.al