Home KRYESORE Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit në Durrës, i pranishëm edhe komisioneri...

Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit në Durrës, i pranishëm edhe komisioneri Hahn

Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit takohen sot në Durrës, ndërsa njofotohet qe i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Në takimin qe trajtohet si informal, do të jenë të pranishëm përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe ai i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq.

Nje rendesi ketij takimi i jep edhe pjesemarrja e Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Takimi është parashikuar të nisë rreth orës 9:00, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Share: