Një ngjarje e rëndë ndodhi në Ksamil. Një person mbeti i vdekur nga të shtënat me armë që janë dëgjuar në të gjithë zonën përreth.
Një dëshmitar ka thëne për Lapsi.al se në fillim u dëgjuan disa krisma armësh dhe fill pas kësaj, janë dëgjuar ulërimat e një gruaje.
Burime nga policia thanë se viktima është një burrë rreth të pesëdhjetave. Postblloqe janë ngritur në zonën përreth dhe në Sarandë për të kapur autorët e krimit./lapsi.al