Këto ditë janë përvëluese, por raportohet se nuk do të zgjasin edhe shumë. Të paktën deri të dielën, kur rrymat ajrore nga kontinentit afrikan do të tërhiqen nga rajoni i Ballkanit.
Meteoalb, bën me dije se mesnatën e se dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit te Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane.
Ndërkohe, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore me te freskëta nga Evropa Veriperëndimore deri mëngjesin e se premtes kur pritet që fundjava tjetër të sjelle një rënie të temperaturave, me të paktën 5 grade C.