Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për largimin e mjekëve nga vendi, ai thotë se po ndodh një eksod i madh i mjekëve drejt vendeve të BE, kryesisht Gjermanisë dhe e gjitha kjo për shkak të kushteve të vendit të punës në Shqipëri. Berisha ngre alarmin dhe e quan largimin e mjekëve si rrokullisje te sistemit tonë shëndetësor.
Duke ju referuar lajmit në Opinion.al Berisha thotë se në vetëm 18 muaj, nga Shqipëria janë larguar 270 mjeke, nga të cilët 145 janë larguar gjatë vitit të kaluar dhe 125 të tjerë në 7 muajt e parë të këtij viti. Më tej ai shton se në periferi të vendit mungojnë specialistet për fëmijët, gratë dhe fusha të tjera kryesore.
Reagimi i plotë
Rrokullisje e sistemit tone shendetesor nga qeveria e Norieges!
Eksod masiv i mjekeve, ne 18 muaj kane ikur 270 mjeke nga Shqiperia!
Te dashur miq, sipas mediave, urdheri i mjekut njofton se sistemi yne shendetesor eshte ne nje rrokullisje te madhe. Ai po perballet me eksode masive, si kurre ndonjehere me pare, te mjekeve nga vendi.
Keshtu, ne 18 muaj, nga Shqiperia jane larguar 270 mjeke, nga te cilet 145 jane larguar gjate vitit te kaluar dhe 125 te tjere kane ikur ne 7 muajt e pare te ketij viti. Nderkohe ne nje seri rrethesh ne periferi te vendit mungojne specialistet per femijet, grate dhe fusha te tjera kryesore. Shkaku i kesaj braktisje te madhe te vendit nga mjeket, jane rrogat e tyre qe u ngrine per tre vite me rradhe, instalimi i sistemit te megakorrupsionit nga Rama-Beqja dhe kercenimet e perseritura te jetes se tyre.
Duke denuar me ashpersine me te madhe qeverine, qe me politikat dhe qendrimet e saj ka shkaktuar kete rrokullisje, theksoj gjithashtu se keto te dhena jane nje kembane e vertet alarmi per shendetin dhe jeten e qytetareve te te gjitha moshave te Shqiperise.
Me poshte keni shkrimin e opinion.al per kete çeshtje! sb
“Çdo tre ditë, një mjek largohet nga Shqipëria!
Mjekët nuk ndalen së ikuri nga Shqipëria.
Edhe këtë vit trendi i largimeve vashdon me ritmet e një viti më parë. Pranë Urdhrit të Mjekut deri më tani 125 mjekë kanë terhequr dokumentin që u nevojitet për tu rregjistrur në urdhrat profesionalë jashtë vendit çka e thenë ndryshë çdo tre ditë ditë një mjek vendos të largohet.
“Fatkeqësisht edhe këtë vit fenomeni i largimit të mjekëve po vashdon me të njëtin ritëm si një vit më parë. Ede këtë vit janë marrë dei më tani 125 çertikata të sjelljes së mirë, një dokument që kërkohet kudo për mjekët që shkojnë jashtë për të punuar. Vitin e kaluar ne e mbyllëm më 145 ndërsa sivjet jami tek 125 kërkesa, pra pak a shumë po vashdohet me të njëjtin ritëm” tha Presidenti i Urdhrit të Mjekut Prof.Dr. Fatmir Brahimaj për RTSH.
Shkaqet sipas Presidentit të Urdhërit të Mjekut mbeten kushte më të mira pune dhe vlerësimi si dhe siguri më të lartë mbrojtje nga legjislacionet e vendeve perendimore.
Por cilat janë kategoritë e mjekëve që po largohen ? “Aktualisht po ikin më shumë mjekë të përgjithshëm, më shumë mjekë të rinj. Por edhe ata relativisht pak specialist që ikin janë më të dhimbshëm sepse ata lënë një boshllëk që është më vështirë të plotësohet, sepse dihet që ne kemi nevoja për specialistë në të gjitha fushat”.
Gjermania mbetet vendi më i preferuara pasi edhe aksesi në shërbimin shëndetësor gjerman është më i lehtë, për shkak se ky vend i njeh të gjitha diplomat dhe kualikimet që kanë bërë mjekët në çfarëdo vendi.”/Opinion.al