Majlinda Bregu ka humbur një person mjaft të dashur për të edhe pse ai nuk kishte gjakun e saj. Behet fjale për vjehrrin e saj Beqir Ajazi i cili ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare.
Bregu shkruan se Beqir Ajazi refuzonte ta thërriste atë të emër, përherë I ishte drejtuar me fjalën nuse, ndërsa ajo, e thërriste ashtu si fëmijët e saj, me emrin gjysh.
Për më tepër lexoni të plotë postimin e ish deputetet demokrate Majlinda Bregu:
Adieu ‘Gjysh’!
Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.☺️
As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.
Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.
Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.
Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht????
Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…
Adieu ‘Gjysh