Biznesmeni shume i njohur himarjot Nikollaq Neranxi qe njihet si frymëzimi i protestave qytetare ne mbrojtje te pronës ne Himarë e qe është njekohesisht edhe kryetari i Shoqatës “Për mbrojtjen e shtëpive, pronave, historisë dhe kulturës së Himarës” ne nje status te tij ne Facebook thotë qe dërgimi i Forcave te Ndërhyrjes se Shpejte ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak te Himares per te mbrojtur te zgjedhur nga zgjedhesit himarjote eshte nje turp politik.
Mbledhja u mbajt ne një fshat te largët te Vlorës, sot formalisht i Himares dhe, pasi nuk arritën ta kryenin këtë mbledhje ne qendër te Himares dhe mesa duket sepse nuk donin qe banoret te ishin dëshmitare te kësaj mbledhje ata vendosen ta benin ne fashtin Kuc, por edhe aty banoret e Himares nuk pertuan te shkonin per bere me dije zerin tyre per interesat e tyre, por autoritet lokale me sa duket te frikesuara, kishin thirrur forcat e Nderhyrjes se shpejte dhe sipas Neranxit ata nuk kane bere llogarite si duhet dhe nuk do te kene kohe te pendohen…!
Status i plote i Nikollaq Neranxit:
Forca te Nderhyrjes se Shpejte per te ndaluar banoret e Himares a thua se jane kriminele!!! Ata kishin bere 140 km rruge, per te ushtruar te drejten kushtetuese si degjues ne mbledhje e natyrisht edhe per ta kundershtuar kur bie ndesh me interesat e tyre. Kjo dite do te hyje ne histori si dita kur hajdutet e Bashkise moren malet per te firmosur grabitjen! Sa gabim i kane bere llogarite! Nuk do kene kohe as te pendohen!