Home KRYESORE “Neuer Zuchrer Zeitung”: Beogradi po teston ndarjen e Kosovës

“Neuer Zuchrer Zeitung”: Beogradi po teston ndarjen e Kosovës

Idenë e ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për ndarjen te Kosovës, gazeta zvicerane “Neuer Zuchrer Zeitung” e vlerëson si “balon testues të Beogradit”.

“Marrëdhënia e Serbisë dhe e Kosovës është temë që Beogradi po e përpunon prej një kohe të gjatë dhe me këtë rast ai nuk heq dorë as nga propozimet kontraverse”, shkruan gazeta zvicerane. “Edhe pse nuk është thënë në mënyrë eksplicite, është e qartë se qëllimi është për ndarjen e Kosovës”, shkruan NZZ.

Gazeta sugjeron se është vështirë të mendohet që kjo ide të mos jetë nxjerrë në opinion pa marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar dialog të brendshëm të Serbisë për Kosovën.

Çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor historikisht ka qenë gjithmonë me shumë rrezik”, vlerëson në fund gazeta./lapsi.al

Share: