Nga Rita Petro
Mendimi im për Ty
Zoti im
Është orgazmë e lartë
Një gjendje e zgjatur që më përshkon e mpin gjymtyrët
Ndez fundbarkun mes kofshëve të mia
Dhe përshkon çdo qelizë
Çdo pore trupi hapet dhe thith ajrin tënd eksitues
Valët e tua magnetike që i dërgon
Nga larg te unë.
Na ndajnë miliarda e miliarda kilometra hapësirash
Dhe unë e ndiej këtë forcë
Që më vërtit e më vërtit
Mua planetin tënd të mishtë
Ku gjaku tërbon nga forcë e tërheqjes
Dhe forcë e rëndesës që më ngul aty…
Nuk ndalet kjo energji
Së shfryri në valvulat e zemrës
Që rreh e rreh
Rreth e rreth
Kësaj mbretërie misterioze pafund.
Thellë thellë vetes gërmoj me thonjtë e rritur
Gjak nxjerr aty ku korja është e trashë
Më e trashë se korja e tokës
Dhe gjaku që derdhet furishëm
Plasarit dhe përplas me forcë pllakat qelizore
A e ndien? Tërmet, tërmet!