Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
-Rruga drejt suksesit eshte e komplikuar, por suksesi ne vetvete eshte i thjeshte sepse kuptohet dhe vleresohet nga te gjithe;
-Te mos deshperohemi kur deshtojme, por te trishtohemi kur heqim dore nga perpjekjet per sukses;
-Ne cdo sukses sado te rendesishem individual ka gjithnje pjese te kontributit te te tjereve;
-Sukseset jane meteore qe ndricojne vete. Propoganda vetem i mbulon ato me mjegullnaje;
-Shume veshtire eshte te njohesh te tjeret, por akoma me e veshtire eshte te njohesh veveten;
-Tendenca njerezore eshte te mbivleresoje veveten dhe te nenvleresoje te tjeret. Kjo tendence prodhon konflikte dhe menjanon dialogun per zgjidhjen paqesisht te problemeve;
-Respekti per njeriun ne pergjithesi eshte virtyt i cmuar. Servilizmi per njeriun e interesit eshte ves i neveritshem;
-Miresjellja eshte nje gurre qe rrjedh cdo cast te jetes dhe jo nje akt i rralle qe shfaqet rastesisht dhe perkohesisht;
-Paraja eshte vlere e cmuar persa kohe nuk behet nje babezitje qe shkel mbi vlerat njerezore;
-Suksesi i nje lideri nuk qendron ne ate qe premton, por ne ate premtim qe realizon,
-Natyralisht njeriu perpara se te flase meson te degjoje. Ky mesim eshte leksioni numer nje i politikes: meso te degjosh;
-Nuk eshte turp te deshtosh, turp eshte te mos e pranosh deshtimin;
-Le te mos mbetemi peng te se kaluares sepse nuk e ndryshojme dot. Mos te stresohemi nga sfidat e te ardhmes persa kohe nuk kane ardhur. Te perqendrohemi fort tek e sotmja qe bart elemente te kaluares dhe embrione te te ardhmes;