Nga Nikollaq Neranxi*
Bashkia e Himares ka njoftuar neser, mbledhje jashte rradhe te Keshillit te Bashkise se Himares i thirrur nga Kryetari Jorgo Goro. Nje nga pikat e mbledhjes eshte miratimi i Planit te Pergjithshem Vendor.
Behet fjale per nje plan qe u ndryshua tre here, dhe cdo here u kundershtua nga banoret e zones per mungesen e transparences dhe pabesine me te cilen eshte proceduar, sepse qellimi i vetem i kamufluar me gjasme urbanizimin e zones, eshte grabitja e pronave te himarioteve autoktone, per t’ju a dhene oligarkeve te lidhur me pushtetin.
Si banor i zones qe rrezikoj grabitjen si bashkeqytetaret e mij dhe ne cilesine e Kryetarit te Shoqates per Mbrojtjen e Shtepive, Pronave, Historise dhe Kultures Himare, i bej thirrje Kryeministrit Rama qe te nderprese sa me pare grabitjen e pronave te nje komuniteti autokton sic eshte Himara, duke perfituar edhe nga fakti se shumica prej nesh nuk ka akoma certifikatat e pronesise te cilat nuk i japin pikerisht sepse duan te na i grabisin.
Ne kete vend qe legalizohet edhe nje ndertese mbi nje toke te grabitur, himarioteve te cilet jane me qindra vjet ne tokat e tyre, nuk iu jepet certifikta e pronesise si dhe e drejta kushtetuese qe te vendosin ata se si duhet te zhvillohet zona e tyre. Pronat e bregdetit jane me shume vlere, por ato nuk jane pa zot.
Te jesh Kryeminister, nuk do te thote qe mund te besh cfare te duash me njerezit qe te besuan voten dhe fatin e tyre. Zoti Rama, hajde fol me himariotet, degjoji dhe nderprit kete masaker me zonen tone! Gjithashtu iu bej thirrje perfaqesive diplomatike ne vendin tone, se Himara eshte ne rrezik grabitjeje nga pushtetaret!
Kerkojme ndihmen e tyre dhe te gjithkujt qe ka force per te ndaluar Kryeministrin te na grabise dhe te na perzere nga shtepite tona! Reagoni sa nuk eshte vone! Mos i detyroni himariotet e mire qe ne shekuj kane reflektuar kulture, qe te bejne vetgjyqesi!
Nikollaq Neranxi, *Kryetari i Shoqates per Mbrojtjen e Shtepive, Pronave, Historise dhe kutures Himare
PS. Ne foton e meposhtme eshte plani i ri i zones i afishuar ne Bashki. Nese ka ndonje spacialist te urbanistikes qe mund te na e sqaroje do ju ishim mirenjohes sepse deri tani askush nuk e kupton se cfare eshte. Pra eshte nje shkarravine kot!