Raportohet qe mbi 11 mijë persona kanë hyrë gjatë 12 orëve të fundit në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit. Sipas Policisë së Shtetit, fluksi i madh i fluturimeve të cilat veç turistëve, sjellin ne Shqipëri dhe mijëra emigrantë nga shtete të ndryshme të Evropës, ka bërë që Policia Kufitare të punojë me 9 sportele në hyrje, duke eliminuar sado pak radhët e gjata.