Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa shprehu falënderim për ministrat, dhe zv/kryeministër Ledina Mandija, shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material përmbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë të zgjedhjeve.
Deklarate e Zyres se Kryeministrit
Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.
Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.
Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem.
Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te mëtejshme ne jete!