Serbia ka tërhequr të gjithë stafin diplomatik nga Maqedonia duke mos dhënë asnjë detaj për sa i përket këtij vendimi raporton Lapsi.al.
Mediat lokale maqedonase raportojnë se Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka marrë një notë diplomatike nga ambasada serbe, me anë të të cilës i është bërë i ditur se stafi i ambasadës është thirrur nga konsulta në Beograd.
Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, shkruhet se nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të stafit diplomatik të Serbisë.
“Në përputhje me rregullativat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe sipas mediave lokale.