Home KRYESORE Shoqata e Transportit protestë para Ministrisë

Shoqata e Transportit protestë para Ministrisë

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka protestuar paraditen e stome para Ministrisë së Transporteve duke kundërshtuar dhënien e licencave paralele së fundmi në shkelje të ligjit.

Ata kanë akuzuar ministrin në detyrë të Transportit, Sokol Dervishaj për dhënien e 82 licencave në javët e fundit kundrejt pazareve.

Problemi kryesor sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema është linja Tiranë-Elbasan për të cilën, sipas tij ministria ka dhënë dy licenca, ndërsa gjykata e ka pezulluar.

Mema akuzon ‘pazari’ që është bërë nga një biznesmen i mbështetur edhe nga kryebashkiaku i Elbasanit për të marrë linjën ka futur na kaos operatorët e tjerë duke sjellë cdo ditë konflikte në terminal.

“Problemi i licencimit vazhdon, pasi jepen sipas qejfit, vazhdon pazari, licencat jepen me para. Ne sot e kemi problemin më dramatik në terminalin Tiranë-Elbasan, cdo ditë vjen policia. Ministria e Transportit ka sajuar me dorën e vet dy licenca.

Ministria jep orare të njëjta, operatori që ka linjën do ta monopolizojmë së bashkë me kryetarin e bashkisë.

Ai e heq nga Elbasani dhe nuk pranon të futet në terminal. Ministria ka marrë vendim për pezullim për linjën Tiranë-Elbasan dhe nuk duhet ta lejojë.

Nuk e di si ky ministër rri këtu. Problemi është se biznesmeni nuk e do vetëm nga Elbasani në Tiranë, por edhe Tirana –Elbasan.
Në terminalin e Elbasanit nuk e di cfarë mund të ndodhë mund të ketë edhe krim nga momenti në moment.

Licenca u dha në Korrik, ministria nuk ka pyetur për vendimin e gjykatës për pezullimin që është bërë. Këtu është bërë SHPK, hajde merr para dhe ik” – shprehet ai./lapsi.al

Share: