Home KRYESORE Të gjithe te Mjekësia, në degët e tjera të UT pak ose...

Të gjithe te Mjekësia, në degët e tjera të UT pak ose aspak studentë

Pak orë na ndajnë nga mbyllja e regjistrimeve të fazës së parë në universitet. Kandidatët për studentë kanë nxituar të regjistrohen në degën e mjekësisë, ndërsa në degët e Universitetit të Tiranës numri i të regjistruarve ka qenë më i pakët.

Pak ose aspak studentë!

E tillë parqitet situata në fakultetet e Universitetit të Tiranës pak orë para mbylljes së fazës së parë të raundit të parë të regjistrimeve për në institucionet e arsimit të lartë.

ABC NeWs ishte në fakultetet me numrin më të lartë të aplikimeve, atë të ekonomisë, të Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Histori-Filologjisë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale jep këtë shpjegim.

E në fakt në degën e Mjekësisë nga 270 kuota deri në mesditë ishin plotësuar 208, ndërsa në ate të Farmacisë nga 100 kuota vetëm dy.

Kuotat e lira pritet të reflektohen në lëvizjen e vijës së kuqe në listë në fazën e dytë të regjistrimit, të cilën e presin edhe ata kandidatë që janë regjistruar të detyruar për të mos mbetur pa shkollë, ndonëse nuk ishte dega e parapëlqyer.

Të enjten nis dhe faza e dytë 48 orëshe e regjistrimit për teë vijuar më pas me 5 të tjera në këtë raund deri më 11 shtator.

Ata që janë regjistruar, por kërkojë një tjetër degë kanë edhe një mundësi raundin e dytë të aplikimeve më 15 shtator.

Share: