Vapa ikën me gushtin. Të këtij mendimi janë sinoptikanët, që parashikojnë se me fillimin e muajit shtator, do të nisë edhe ulja e temperaturave.
Megjithatë, gjatë ditëve në vijim, temperaturat priten të rriten sërish. “Meteoalb” parashikon që temperaturat të rriten gjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër duke kulmuar në datat 28 – 30 gusht.
Ndërkohë, një rënie graduale e temperaturave pritet ditët e para të shtatorit.
Parashikimi i motit nesër
Gjatë ditës së nesërme, vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore.
Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore, por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare pas mesditës me shpejtësi 35 – 38 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. Temperaturat e ajrit do rriten lehtë në vlerat e mëngjesit, por rritje më të ndjeshme në vlerat e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 35 – 36°C.
/360grade.al