Home KRYESORE Deklarata e fortë e fizikantit: Ju tregoj kush është vrasësi më i...

Deklarata e fortë e fizikantit: Ju tregoj kush është vrasësi më i madh në botë

Shkencëtari i njohur botërisht Stephen Hawking ka bërë një varg paralajmërimesh në lidhje me ata që janë cilësuar si vrasësit më të mëdhej në botë.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Hawking thotë se vrasësi kryesor në botë është obeziteti.

Ky i fundit është një nga betejat më serioze me të cilat njerëzimi është përballur ndonjëherë.

Shkencëtari e vë theksin te aktiviteti fizik dhe këshillon se të rriturit duhet të kryejnë të paktën 30 minuta aktivitet fizik dhe fëmijët deri në 60 minuta.

Ndër të tjera ai shton:

E shikoj botën si një të tërë dhe jam këtu për të adresuar se cilat janë problemet më shqetësuese me shëndetin në shekullin 21. Sot shumë njerëz vdesin nga komplikime që lidhen me obezitetin. Ne hamë shumë dhe lëvizim pak. Fatmirësisht zgjidhja është e thjeshtë: më shumë aktiviete fizik dhe një ndryshim në dietën ushqimore. Nuk kërkon ndonjë shpikje të madhe”, thotë ai./360grade.al Media

Share: