Nga Gaqo Apostoli
“Nuk ka te paguar” nje Kafe Segafredo cdo mengjes ne bar-restorant “ABIORI”-Ksamil, e pasuar nga nje dreke apo darke, ku serviret me klas te larte nje gastronomi e mrekullueshme peshku e prodhime deti, te shoqeruara nga nje det mahnites, ku ndahen e bashkohen te gjitha fraksionet e ngjyres blu dhe te gjelber, ku bardhesia dhe dritat e trageteve gjigante qe pershkojne hapesiren Joniane ndermjet ishujve margaritare te Ksamilit dhe Korfuzit te madh…
Ne nje moment qetesie te cuditshme, meditimi m’u nderpre nga valet e detit qe po me sillnin melodine magjike te Limos Dizdaritkur te luajtur ne piano nga Adriana, e shoqja e tij, ne nje mbremje fantastike, ne perendim dielli…
Gjithshka ishte njesuar, shkrire ne njera tjetren, peisazhi madheshtor i Natyres dhe i dhjetra mijra Njerezve, banore e turiste me magjine dhe mrekulline e melodise dizdariane, e Artistit tone te madh.
Njekohesisht, i hutuar dhe i mrekulluar, po e mundoja vetveten me nje pyetje: jane tingujt e melodise qe prodhon shpirti i Dizdarit te Madh, duke ushqyer shpirtin e thelle te detit Jon, apo eshte ky i fundit qe ushqen shpirtin e Muzikantit ?
Nuk jam j sigurte per pergjigjen, por ajo cka mund ta them bindshem eshte, se ndermjer ketyre dy gjiganteve ka nje korelacion te fuqishem. Kur po ja shprehja keto ndjesi vlerash te gjithaneshme natyrore dhe njerezore, Giacomos, nje turisti italian, i cili kishte ardhur prej nje jave me nje grup miqsh te tij, ai m’u pergjigj se ndante me mua te njejtat ndjesi dhe me tha: Ne Napoli perdoret nje shprehje: “Vedi Napoli e (poi) muori !”/Shiko Napolin dhe (pastaj) vdis !