Home KRYESORE Veliaj: Ne të politikës duhet të kemi turp kur shohim muslimanë e...

Veliaj: Ne të politikës duhet të kemi turp kur shohim muslimanë e të krishterë që përqafohen

Nga Qendra Sinodike të Kishës Ortodokse, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve dhe është takuar me Kryepeshkopin Anastas.

“Pavarësisht nëse dikush është i krishterë, apo mysliman, tradita e harmonisë fetare është diçka që e kurojmë çdo ditë dhe nuk mund ta marrim të mirëqenë. Disa gjëra që kanë qenë kështu për qindra vjet, nëse nuk kurohen përditë zhvlerësohen, ndaj si Bashki e Tiranës, me të gjithë grupet bashkiake u urojmë të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse janë të krishterë apo të besimeve të tjera, Gëzuar Pashkët” – ka thënë Veliaj.

Por gjatë urimit të Pashkëve Veliaj gjeti rastin tu bënte thirrje edhe të gjitha partive politike që të bëhen bashkë, sepse sipas tij politika duhet të ketë turp kur shohin muslimanët dhe të krishterët që përqafohen.

Share: