Home KRYESORE Venecia: Kush thërret “Allahu Akbar” do të qëllohet

Venecia: Kush thërret “Allahu Akbar” do të qëllohet

Kryebashkiaku i Venecias në Itali është vënë në fokus të medieve vendase, por edhe ndërkombëtare.

Shkak është bërë një urdhër i tij për policinë vendase që t’i gjurmojë të gjithë vizitorët dhe nëse dikush gjendet duke thirrur “Allahu Akbar” në Sheshin e Shën Markut në qytet të qëllohet. Ai thotë se pas sulmit të Barcelonës duhet bërë gjithçka për të shmangur një sulm terrorist.

Vlen të theksohet se kryebashkiaku i përket të djathtës radikale në Itali. Në një konferencë, tha se Venecia ishte më e sigurt se Barcelona.

“Në krahasim me Barcelonën, ku nuk kishin krijuar mbrojtje, ne mbajmë rolin tonë. Nëse dikush shkon në Sheshin e Shën Markut duke thirrur “Allahu Akhbar”, ne do ta godasim atë. Një vit më parë u thashë policëve të qëllojnë pas 4 hapave, tani pas 3. Ata duan të shkonin tek Allahu. Ne do t’i dërgojmë ata tek Allahu para se të mund të bëjnë ndonjë dëm”. /lapsi.al/

Share: