Home KRYESORE Alfred Peza ironizon Ylli Ndroqin për ditëlindjen e Ora News

Alfred Peza ironizon Ylli Ndroqin për ditëlindjen e Ora News

Alfred Peza, ish drejtuesi i parë i televizionit “Ora News”, kur ai u themelua dhe u financua nga Aleksandër Frangaj ka ironizuar festimet e 10 vjetorit të themelimit te ketij televizioni, që kanë nisur tashmë në këtë fund shtatori.

Gazetari dhe politikani Alfred Peza ka kujtuar se ky televizion është themeluar më 31 janar të vitit 2007 dhe jo në 27 shtator 2007 siç pretendon pronari aktual që e barazon datëlindjen e kësaj media me ditën që ai e bleu atë nga pronari i Tv Klan.

“…Unë televizionin “Ora News” bashkë me shumë kolegë e bashkëpunëtorë, si dhe me botuesin Aleksander Frangaj e kemi themeluar në fund të janarit 2007! Ç’ne që paska festë tani në fund të shtatorit?! Mos e ka ngaterruar gjë me festen e Fevziut?!”

– shkruan me Ironi drejtori i parë i këtij televizioni, që sipas kolegeve te tij ka luajtur një rol vendimtar edhe në kalimin e pronësisë së tij!

Share: