Home KRYESORE Arian Galdini rizgjidhet zyrtarisht në krye të LDE

Arian Galdini rizgjidhet zyrtarisht në krye të LDE

Ditën e sotme në sallën Black Box të Universitetit të Arteve u zhvillua Kuvendi Zgjedhor i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë.

Mernin pjesë delegatë dhe përfaqësues të kësaj Partie nga e gjithë Shqipëria. LDE është një parti e qendrës së djathtë dhe opozitare e vendosur faktike dhe programatike me Partinë Socialiste dhe me qeverinë Rama.

LDE është parti anëtare e Koalicionit Opozitar dhe Aleate e Partisë Demolratike.

Kryetari i LDE dha dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, duke marë mbi vete të gjithë përgjegjësinë për rezultatet dhe performancën e ulët të kësaj partie para dhe pas këtyre zgjedhjeve.

LDE u drejtua prej disa muajsh qysh prej dorëheqjes së Kryetarit, nga Sekretari i Përgjithshëm z.Elidon Laze.

Kuvendi Zgjedhor i LDE i dt. 25 shtator 2017 ka rizgjedhur me shumicë absolute votash ish- Kryetarin themelues të kësaj partie z. Arian Galdini.

Në garën për Kryetar Partie konkuronin 3 kandidatë, znj. Elisa Carka, z. Blerim Çollaku dhe z. Arian Galdini.

Pedagogu Arian Galdini nga 244 delegatë të pranishëm dhe pjesëmarrës në votim mori 197 vota, duke u rizgjedhur si Kryetari i ri i LDE. Elisa Carka mori 28 vota, ndërsa Blerim Çollaku ka mare 12 vota. 7 vota ishin të pavlefshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i porsazgjedhur i LDE deklaroi se: “LDE ishte dhe vazhdon të mbetet besnikërisht dhe vendosmërisht një parti e qendrës së djathtë dhe opozitare me çdo qeverisje të majtë. Ne ishim në krah të Partisë Demokratike në betejën e Çadrës së Lirisë, e vazhdojmë ti mbetemi besnikë e luajalë ideve dhe kauzës mbi të cilat u ngrit ajo betejë opozitare. Marrëveshja e 17 – 18 majit na kushtoi rëndë neve si LDE, si parti e re dhe ende e paprovuar elektoralisht. U gjendëm para diktaturës së faktit të kryer dhe nuk u lejuam as të garojmë, as ta provojmë peshën tonë elektorale, e as të jemi pjesë e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.

Edhe pse PD na shpërfilli dhe na trajtoi si të panevojshëm duke u treguar mosmirënjohëse dhe tinzare me ne, kryesia e LDE asokohe mori një vendim politik për ta mbështetur fushatën elektorale te PD dhe për të bërë gjithë sa ishte e mundur prej nesh si parti për te fushatuar për fitoren e Partisë Demokratike. 25 qershori ishte dramatik për PD dhe për të gjithë ne si Opozitë. Megjithatë fakti është ky që është. Edi Rama është përsëri Kryeministër e ky është një shkak madhor për tu ndjerë të gjithë ne opozitarët në alarm e të shqetësuar për mbarëvajtjen e punëve në vend.

Nuk duhet të humbasim më asnjë sekondë për të nisur punën dhe misionin tonë opozitar për të bindur çdo shqiptar se Edi Rama është rrezik publik. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike që të korrektojë mënyrë sesi na trajton neve Aleatëve. Ështe e padenjë vijimësia e mbledhjeve të veçuara mes Aleatëve Parlamentarë dhe Aleatëve Joparlamentarë. Ishte vetë PD që e vendosi se cilët aleatë duhej të ishin parlamentarë duke marë mandat nën siglën e PD, e cilët aleatë duhej të mbeteshin joparlamentarë e madje edhe pa të drejtë konkurimi elektoral. Kjo komedi e tallje duhet të marë fund.

Nëse shqetësimi i PD është diskrecioni vleror i aleatëve, le të krijojë një Bord Kordinues të Koalicionit Opozitar ku të jenë vetvetiu aleatët parlamentarë dhe disa prej aleatëve vlerorë të Koalicionit Opozitar. Nëse PD nuk e rishikon këtë skemë për ti dhënë fund mbledhjeve të llojit Patricët (Aleatët Parlamentarë) dhe Plebejtë (Aleatët Joparlamentarë) ne si LDE do të rikonsiderojmë pjesëmarrjen ose jo tonën në këto mbledhje poshtëruese dhe tinzare.

PD na mohoi garën e ne nuk mund ta lejojmë të na marë edhe dinjitetin. Ose ndryshon mënyra sesi PD na trajton dhe skema sesi Koalicion Opozitar është i organizuar, ose ne si LDE nuk e pranojmë më statusin si parti e dorës së së dytë. Jemi të prerë në besë nga marrëveshja e 17 – 18 majit dhe nuk pranojmë të keqtrajtohemi për shkak të prerjes në besë, nga ata që na prenë në besë.”

Share: