Home KRYESORE Britmat e të miturit për shtëpinë që po i prishin për Lungomaren!

Britmat e të miturit për shtëpinë që po i prishin për Lungomaren!

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi prishjen e 6 objekteve që preken nga projekti i Lungomares. Janë shtëpi pronarësh.

Banorët janë kundër.

Nuk pranojnë vlerën e dëmshpërblimit. Është tepër e ulët. Me ato para, nuk arrijnë të strehohen. Janë 40 milionë lekë të vjetra për një godinë me 4 pronarë.

Ndaj kanë protestuar dhe janë përplasur me punonjësit e IKMT. Ka ndërhyrë edhe policia. Lapsi.al ishte në vendngjarje. Kryefamiljarë të pikëlluar që u tërhoqën me forcë nga uniformat blu, edhe pse u tregonin tapitë e shtëpisë, e fëmijë që në lot që bërtisnin për shtëpinë që po u shembej.

Janë momente rrënqethëse.

Megjithatë, Fadromat e IKMT nuk u ndalën. Banorët nuk janë kundër projektit të Lungomares. Ata vetëm kërkojnë që shtëpitë t’u dëmshpërblehen me çmimin e tregut. Me atë çmim që do t’u duhet të blejnë një tjetër shtëpi për t’u strehuar. /Lapsi.al

Shembet shtepia ne Vlore nga IKMT by lapsi-al

Share: