Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani tashme eshte kthyer me kohe te plote ne politiken partiake. Sot Nishani pranoi në emisionin “Studio e hapur” e Eni Vasilit se është gati të rikthehet në Partinë Demokratike të cilën e la 5 vjet më parë kur u zgjodh në krye të shtetit.
“Partia Demokratike është në opozitë. Unë gjithashtu e shoh veten në opozitë me shumë fenomene që po bën kjo qeveri. Në aspektin strukturor se si do të përfshihem aty mbetet për tu parë” – tha Nishani.
I pyetur nëse do të tentojë të rikthehet në PD si kryetar i saj, Nishani ka dhënë një përgjigje të prerë duke qartesuar se: “Nuk kam për ta rivalizuar asnjëherë Lulzim Bashën në PD. Nuk do ta rivalizoj asnjëherë Lulzim Bashën për kryetar të PD-së”.