Home KRYESORE Cfarë ndodh nësë një femër fiton zgjedhjet komunale? Nga Blerta Haxhiaj

Cfarë ndodh nësë një femër fiton zgjedhjet komunale? Nga Blerta Haxhiaj

Cfarë ndodh nësë një femër fiton zgjedhjet komunale? Nëse analizojmë zgjedhjet mes kandidatëve meshkuj dhe femra në rangun komunal vërejme rolin e femrës në politikëbërjen në shtëtndërtimin e një vendi.

Duke përdorur një masë të korrupsionit të bazuar mbi auditimet qeveritare mund të gjejmë se ‘kryetaret femra’ janë më pak të përfshira në aferat korruptive kundrejt meshkujve, por përsëri të dhënat tregojnë së femrat kanë më pak mundësi për ri-zgjedhje si kryetare të komunave apo të bashkive, kjo sepse kandidatet meshkuj janë më të angazhuar në performancën e tyre gjatë garës zgjedhore dhe mentaliteti mashkullor kërkon gjininë e vet në udheheqjen e tyre.

Roli i femrave si politikëbërëse në veçanti te një elektorat i afërt siguron një preventive dhe analizë e prekjes korruptive gjatë këtyre zgjedhjeve. Një marrëveshje e mirë e arritur mbi baza ekonomike ka qënë e fokusuar në kuptimin e rolit të gruas në politikëbërjen. Në vend të gënjeshtrave të përsëritura mbi masat mbrojtëse inkluzive duhet të përdoren masa objektive të parregullsive në kontrastet qeveritare dhe qëllimet e saj në administratën e përgjithshme dhe lokale.

Të shikosh një femer të bukur magjepsesh pas saj ku kjo bukuri kërkon një rregull dhe rend; që nga fija e flokut deri të maja e këpucës ajo i kushton detajet me elementarë për paraqitjen e saj; dhe çuditërisht femrat në postet drejtuese janë më pak të përfshira në parregullsitë administrative.

Diferenca gjinore përkon më dy dimensionet që lidhen me aferat praktike në nivelin lokal sepse fuqia e vërtetë e pushtetin nuk qëndon në rang vendor por lokal. Donacionet politike mund të lejojnë interesat private që të fitojnë influence mbi evidencat empirike duke shoqëruar rritjen e eksperiencave politike.

Aristoteli tregon se femra si femer është pasive ndersa mashkulli si mashkull është aktiv. Shumë në rregull më ketë por të ardhurat e jashtme referojnë së aktiviteti karakterizohet nga pasiviteti dhe nyja gordiane mes tyre si problem i pazgjidhshëm e kompleks në origjinën e saj tregon se mbret u bë një njeri që kalonte rastësisht andej, ishte i varfer dhe krijoi nyjen gordiane më lëvore thane. Studimet që paraqiten në shkencat politike definojnë patronazhin si rruga që çdo parti politike jep favore të ndryshme në këmbim të votës.

Kjo nuk duhet të merret si fakt shumë negativ apo alarmues sepse korrupsioni fillestar ishte te molla e Eves. Mirëpo edhe punësimi i tillë e ka kohëzgjatjen e vet sepse ata duhet të improvizojnë ndryshimet elektorale. Evidencat e ndryshme mbi lidhjet mes patronazhit, donacioneve dhe strategjive të rizgjedhjeve janë një trik sepse gjinia e politikëbërjes mund të preke shumë politika që në të shumtën e rasteve as që monitorohen dhe regjistrohen si të dhëna.

Që të sigurohen sa më shumë të dhëna është përveç se të qënit korruptiv meshkujt mund ta performojnë atë më mirë së femrat në disa politika të caktuara dhe mund të ofrojnë më shumë të mira publike gjë që tregon së rritet ndjeshmërisht probabiliteti i rizgjedhjes. Nuk duhet lënë prapa kandidatet femra sepse ato mund të bëjnë një punë shumë më të mire se meshkujt dhe mund të sigurojnë edhe ato të mira publike në të mirën e popullit.

Mekanizmi alternativ përmes gjinisë tejkalohet nga aftësia për të tërhequr transferat ndërqeveritare dhe sigurimin e të mirave publike që është çelsi i funksionimit të administratës publike – shëndeti dhe edukimi (arsimimi). Mbajeni mend arsim falas – ka por kualiteti me kuantitetin ndryshojnë brenda kornizës së vet. Të zgjedhësh një kandidate femer si kryetare paraqitet se kjo drejton rezultate më të mira shëndetësore dhe arsimore.

Diferencat gjinore mbi të mirat publike kualitative dhe kuantitative duket që ofrojnë një shpjegim alteranativ se pse meshkujt janë më të prirur që të rizgjidhen. Meshkujt dhe femrat përballen me oponenta të ndryshem elektoral kur ata janë gjatë kandidimit, forca elektorale e një kandidati është i perceptuar të jete i varur nga gjinia. Kandidatja femer shihet si e dobët dhe si pasojë kjo tërheq shumë kundërshtarë të ndryshëm.

Çelësi empirik i sfidës është të identifikojë efektet e gjinisë në politikat gjinore dhe aty mund të tregohen faktorët komunale specifike që janë të lidhura më gjininë dhe politikëbërjen. Mendja (Cogito-ja) nuk është mashkullore apo femërore sepse Descartes nuk e definon atë si gjinore. Ndryshimet në shtresat në një rend kapitalist bazohet mbi lidhjen e tyre ekonomike dhe produktive, mbi dinamikën e lëvizshmërisë.

Faktor i rëndësishëm në ndryshimet sociale është së grupet organizacionale tentojnë të bëhen ekzogjene. Ndryshim social real shihet edhe pjesmarrja e femrën në zgjedhje vendore dhe komunale (bashkiake). Të thuash që meshkujt kërkojnë të përmirësojnë gjendjen sociale është një thënie e zakonshme.

Eksperienca na mëson së numerikisht lëvizjet e vonshme janë më të vogla se ato të mëpërparshme, të pasurit kur kuptojnë rrezikun së pasuritë e tyre po cënohen dhe po humbet ata e pranojnë faktin së bëhen më të varfër dhe jo të varfër. Në fushën e politikës masat kanë të drejtën e mundësisë të abstenimit nga politika, kjo mund të jetë efektive dhe e qartë nga minoritetet ndërkohë që në fushën e ekonomisë çdokush duhet të ekonomizohet sepse paraqitet si fakt i domosdoshëm.

Kritikët e demokracisë e mohojnë parimin e shumicës sepse duket që japin rezultate të paraqitjeve aksidentale. Edhe në qoftë se, rastësisht, emancipimi nga aktiviteti i shumicës elektorale mund të quhet rregull, atëherë kjo nuk mund të ishte gjë tjetër veçse një rregull i dobët dhe i panjohur, dhe, për këtë arsye, në analizën përfundimtare paraqitet si një kontradiktë e kushtëzuar.

Si postulat politik mbi vlera të mëdha është e drejta e tyre që femra jo të kandidoje por të ketë shumicën e votave që të rezultoje fituese sepse ajo mund të mbaje pushtetin me shume vitalitet dhe prodhueshmëri. Prodhueshmëri e mbështetur nga meshkujt rational dhe jo nga politikanë që sillen si zonjat e periudhës viktoriane që problemin themelor që kishin ishte se si duhej të permjerin.

Share: