Në studion e emisionit të “Info Magazinës” ka ndodhur një përplasje fizike mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi dhe atij të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ku janë përleshur me njëri-tjetrin dhe u qëlluan me grushte gjatë kohës që debatonin në studio e televizionin Klan Kosova.
Gazetarja Edlira Qefalia Zeka qe eshte dhe bashkeshortja e Milaim Zekes shkruan ne Facebook:
“Bravo VETEVENDOSJE
Kjo eshte politika juaj, menyra, metoda dhe rruga e zgjidhjes se cdo problemi, kundershtie e mospajtimi.
Grushta, shamje, zola, rrugaceri.
Bravo ju qofte. Vec vazhdoni!
Ama kurre keshtu nuk keni me mujt me e ndal kerkond e aq ma pak Milaim Zeken.”