Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka janë përleshur fizikisht në studio të INFO LOKALE në Klan Kosova.
Zeka, pas përleshjes ka thënë se Frashër Krasniqi, kishte ardhur vetëm për ta sulmuar fizikisht.
“Unë në çdo debat televiziv do tu tregoj njerëzve çfarë manipulantësh dhe çfarë rrugaçësh janë një pjesë e njerëzve të Vetëvendosjes. Ai u ndez kur unë i thashë që është krijesë e SHIK-ut. Mua më vjen keq që ndodhi ajo gjë, por ndodhi mrekullia që t’i tregohet popullit kush janë këta njerëz”, ka thënë Zeka.
Krasniqi pas përleshjes nuk ka qëndruar në studio.