Home KRYESORE Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti sot dhe nesër

Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti sot dhe nesër

E SHTUNE: Veriu dhe një pjesë të Qendrës paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në Jug dhe zonat malore duke rrezikuar nga shira të izoluar. Pasditja vijon me kthjellime në zonat Veriore por vranësira kalimtare mbeten prezent në Qender dhe Jug deri në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore.

E DIEL: Ultësira perëndimore vijon me kthjellime e vranësira të lehta ndërsa me vranësira të shpeshta zonat malore të vendit. Edhe pasditja mbetet me kthjellime e vranësira të lehta thuajse në gjithë vendin duke përjashtuar zonat lindore ku vranësirat fuqizohen duke rrezikuar Juglindjen nga shira të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi do të ngjitet në 26°C”.

Share: