Home KRYESORE Dëshmia tronditëse e vajzës së ‘Chat line 3”: Kisha nevojë për lekë,...

Dëshmia tronditëse e vajzës së ‘Chat line 3”: Kisha nevojë për lekë, prindërve u thoja…

Vajzat e arrestuara katër ditë më parë si pjesë e rrjetit të prostitucionit virtual në Tiranë, ka treguar para grupit hetimor sesi funksiononte puna e tyre.

Pesë vajzat u kanë treguar hetuesve sesi arritën të gjenin një vend pune të tillë dhe si kamufloheshin tek familja e tyre. Sipas burimeve të Prokurorisë, vajzat janë shprehur se familjen e tyre e gënjenin se ishin punësuar në call-center.

“Familjarëve u thoshim se punojmë në call-center”, janë shprehur ato. Më tej, burimet thonë se një shtetas britanik ka qenë personi që paguante më shumë për të pasur shërbime seksi online nga Tirana. Ai ishte klienti i rregullt i një prej pesë vajzave të ndaluara pak ditë më parë në kryeqytet. Ato po hetohen aktualisht në gjendje të lirë, si pjesë e një rrjeti të prostitucionit virtual.

“Një person nga Britania ishte klient i rregullt. Ai ishte një njeri tejet i vetmuar. Më kontaktonte shpesh dhe kërkonte të qëndronte gjatë në linjë. Kërkonte t’i flisja me fjalë të pista dhe të bëja veprime të ndryshme seksuale për të”, ka dëshmuar para hetuesve vajza që preferohej prej britanikut, fitimi i të cilës në muaj ka shkuar deri në 4 milionë lekë të vjetër.

Rekrutimi

Më tej, vajzat nuk kanë nguruar t’u tregojnë hetuesve edhe mënyrën e rekrutimit të tyre brenda rrjetit të prostitucionit virtual, baza e të cilit ndodhej në qendër të Tiranës. “Ishte një shoqe, që ma propozoi këtë punë. Nuk e dija saktësisht se ç’do bëja. Më tha: Hajde se do të fitosh mirë. Unë kisha nevojë për para”, ka rrëfyer një prej vajzave. Në këtë lloj prostitucioni vajzat nuk rekrutonin vetëm shoqet, por historia duket se shkonte edhe më tej, kur motra e madhe rekruton më të voglën për të kënaqur epshet seksuale të klientëve virtualë. Ndërkohë, nga dëshmitë e të rejave, kryesisht studente, ka rezultuar se pasi shkonin në studion e krijuar nga 33-vjeçarja e cila është lënë në “arrest shtëpie”, Dafina Tresa, ishte kjo e fundit që merrte situatën në dorë, shkruan Shekulli “Ishte ajo që na hapte një llogari në faqen “Adult Work” me një pseudonim, numrin e llogarisë, ku klientët paguanin me kartë dhe na tregonte se ç’duhet të bënim”. E përbashkëta e vajzave ishte argumenti që ato përdornin tek familjarët e tyre, lidhur me punën që kryenin. “U kemi thënë që punojmë në call-center dhe që flisnim me të huaj”, kanë thënë të rejat. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka dyshime se studioja e zbuluar është vetëm një nga shumë të tjera të këtij lloji në Tiranë. Operacioni policor i koduar “Chat line 3” u finalizua të mërkurën nga Policia e Tiranës. Dafina Tresa dhe bashkëpunëtori i saj, Artur Bakalli, po hetohen për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”. Në shtëpinë me qira të përshtatur si studio erotike, policia sekuestroi 9 kompjuterë me kamera për komunikim video-online, dy lap-top dhe 16 lodra plastike seksi.

Në gjykatë

Shtatë të arrestuarit për prostitucion virtual në Tiranë katër ditë më parë, dolën Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e premte për t’u mësuar me masën e sigurisë. Fitimi mujor i këtij aktiviteti të paligjshëm arrinte deri në katër milionë lekë të vjetra. Prostitucioni virtual apo online, mësohet se kryhej nga pesë vajza, të cilat u ndaluan nga policia e kryeqytetit. Sipas prokurorisë, ato kryenin biseda dhe veprime erotike para një kamere, pasi paguheshin kryesisht nga shtetas të huaj në llogari bankare përmes internetit. Me kërkesë të prokurorit Enklid Gjini, gjykata liroi nga qelia administratoren e studios erotike, 32-vjeçaren Dafina Tresa, nënë e dy fëmijëve të mitur. Prokurori e argumentoi kërkesën me ndryshimet e pësuara në Kodin Penal, ku përjashtohet masa “arrest në burg” për nënat me fëmijë nën 3 vjeç. Ndërkohë, para gjykatës Tresa u shfajësua duke thënë se nuk e dinte që veprimtaria e saj përbënte vepër penale. “Sa për vajzat, ato kanë bërë gjithçka me dëshirën e tyre. Nuk kam detyruar njeri”, i tha ajo gjyqtarit të gatshëm. Tresa do të hetohet për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”. Ndërkohë, për bashkëpunëtorin e saj njëkohësisht edhe bashkëshort, 33-vjeçari Artur Bakalli, Gjykata caktoi masën “arrest në burg”. Ai mohoi të kishte dijeni se çfarë ndodhte në apartamentin e marrë me qira nga Tresa në një pallat pranë maternitetit “Nëna Geraldinë”. Nga qelia u liruan edhe pesë vajzat e akuzuar për “prostitucion”, pasi shisnin në internet biseda dhe veprimeve të nxehta. Për to u caktua masa “detyrim për paraqitje”. Operacioni policor i koduar “Chat line 3” u finalizua dy ditë më parë në Policia e Tiranës.

Arrestimi

Të arrestuarit janë shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”; Artur Bakalli, 33 vjeç; Xh. B., 21 vjeçe; A. B., 20 vjeçe; E. D., 21 vjeçe; K. B., 19 vjeçe dhe A. K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 17-vjeçares B. D., banuese në Tiranë. Nga hetimet të cilat zgjasnin prej disa kohësh, ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim video online, dy lap-top, 16 lodra plastike të seksit dhe sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale. Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucion”./360grade.al

Share: