Home KRYESORE Dule: Në Himarë po shpronësohen grekët. Habit Kumbaro: S’ka minoritet grek atje!

Dule: Në Himarë po shpronësohen grekët. Habit Kumbaro: S’ka minoritet grek atje!

Për të diskutuar mbi planin e zhvillimit të Himarës dhe përplasjen, jo vetëm me një pjesë të banorëve atje, por edhe më Athinën, në Top Story kësaj të mërkure ishin te ftuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Vangjel Dule, i cili kundërshton planin dhe mbeshtet qëndrimin e OMONIA-s se ky plan synon shpronësimin e qytetarëve që e identifikojnë veten si grekë, e ndau problematikën në tre aspekte.

“Kemi tre aspekte. Është aspekti i projektit të zhvillimit vendor që u miratua me atë mbledhje problematike dhe nga kendvështrimi administrativ ne mënyre të paligjshme gjë e cila krijon shumë probleme.

Kemi lotin e dytë të rehabilitimit urban në Himarë dhe së treti është projekti drejtpërdrejtë i Ministrisë së Kulturës për rehabilitimin e fasadave dhe qendrave historike në Vuno, Dhërmi dhe Himarë.

Të gjitha këto janë kundërshtuar nga banorët e Himarës, sepse fshehin politikat kontradiktore, selektive dhe klienteliste. Në Himarë ka pasur gjithmonë probleme me identitetin”, deklaroi Dule.

Kreu i PBDNJ-së drejtoi gishtin drejtpërdrejtë te Kryeministri Edi Rama, kur tha se ai “sillet me mentalitet çifligari në Himarë”. Dule tha se plani ka si synim shpronësimin e qytetarëve që e identifikojnë veten si grekë me qëllim zhvendosjen e tyre.

Ministrja e Kulturës kundërshtoi Vangjel Dulen dhe ne menyre krejt te patakt dhe te paargumentuar ajo tha se ne Himare nuk ka minoritet grek! Nje deklarate e tille me standardet e sotme eshte krejt e pavend, por Kumbaro vazhdoi te shpjegoje se plani synon vetëm zhvillimin e zonës dhe po përdoret politikisht!

“Në Himarë nuk ka minoritet grek. Në Himarë ka qytetarë grekë që si gjithë qytetarët shqiptarë i nënshtrohen ligjeve të këtij vendi”, tha ajo. Ministrja e Kulturës tha se për shpronësimet janë ndjekur të gjitha procedurat dhe pronarët janë dëmshpërblyer.

Duke deklaruar keshtu Kumbaro nuk beri gje tjeter vecse se i dha te drejte Greqise dhe Frances qe jane te dyja vende qe nuk e kane ratifikuar Konventen tip te mbrojtjes se Minoriteteve sipas standardeve europiane. Keto dy vende thone se nuk bejne gje tjeter vecse nje diskrimin pozitiv duke i njësuar te gjithe ne thjesht shtetas!

Por ndërsa keto dy vende nuk e kane ratifikuar kete Konvente te Këshillit te Europes, Shqipëria e ka ratifikuar dhe ka detyrimin ta zbatoje ate duke mos harruar se shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar i ka mbrojtur gjithmonë te drejtat e pakicave, tradite kjo qe duket se vetëm se fundi me qeverinë Rama po shkelet.

Ministri i Drejtesise ne kete rast duhet te reagoje dhe ti mesoje koleges se tij disa elemente juridike minimaliste qe ajo te mos beje gafa te tilla, ndërsa Athina është me sy e vesh hapur dhe mbron ata individe te deklaruar si te tille pjese e pakices greke ne Shqiperi dhe sipas standardeve te Konventës.

Share: