Virusi Zika është virus që i shkakton dëme të mëdha trurit të foshnjeve. Por, sipas hulumtimeve, pikërisht ky virus ka efekt të jashtëzakonshëm në eliminimin selektiv të qelizave të kancerit në tru,
Deri më tash, Zika ishte parë si kërcënim shëndetësor global – por jo edhe si mjet me efekt shërues.
Por, sipas analizave të fundit, virusi mund të eliminojë qelizat e kancerit në tru te njerëzit e rritur, pa i dëmtuar fare qelizat vitale njerëzore.
Në një test, virusi Zika kishte sulmuar ashpër një tumor në trurin e një miu të rritur, duke i lënë të padëmtuara pjesët e shëndosha të qelizave të trurit.
Edhe pse testet te njerëzit nuk mund të arrijnë edhe për shumë kohë, mjekët besojnë se mund të ndodhë që virusi të injektohet në tru në të njëjtën kohë kur bëhet operimi, për të maksimizuar rezultatet pozitive./360grade.al