-Tërmeti ishte më i fuqishmi që ka goditur vendin në 100 vjet, duke shkaktuar edhe një paralajmërim për cunami dhe numri i viktimave tashmë ka arritur në 30-
Vetëtima të çuditshme dhe të pashpjegueshme janë parë gjatë tërmetit të fuqishëm që goditi Meksikën.
Dritat, që ngjajnë si rrufe, ndriçuan qiellin pasi lëkundjet goditën kryeqytetin meksikan dhe jo vetëm. Tërmeti ishte më i fuqishmi që ka goditur vendin në 100 vjet, duke shkaktuar edhe një paralajmërim për cunami dhe numri i viktimave tashmë ka arritur në 30.
Lëkundjet intensive gjithashtu bënë që qielli të ndriçohej nga drita në ngjyrë blu dhe të gjelbër, ndërkohë që njerëzit dilnin në rrugë për të shmangur rrezikun, shkruan tvklan.al.
Megjithatë ekspertët gjeologjikë thonë se dritat nuk kanë të bëjnë aspak me tokën. Ata janë shpërthime të vogla që vijnë nga gjeneratorët apo sistemet e tjera të energjisë që pastaj mund të shihen gjatë gjithë natës në qiell, thonë ata.