Profesori i njohur i neurokirurgjisë Eben Aleksander ka qenë gjithmonë skeptik ndaj teorisë së jetës së përtejme , deri në çastin kur ai ra në koma për 7 ditë, për shkak të një forme të rrallë të meningjitit.
Pas kësaj experience mendimi I tij lidhur me këtë cështje ka ndryshuar ndjeshëm . Historia e tij është publikuar në kopertinën e “Newsweek’ , por edhe në një libër të titulluar “Proof of Heaven“(Prova për parajsën).
Pas rënies në koma profesori është shprehur se ndodhej në një hapësirë të mbushur me re të bardha e rozë të vendosura mbi një qiell blu të errët. Sipas tij kjo hapësirë ishte e mbushur me disa qenie , të cilat nuk mund të karakterizohen as si zogj , as si engjej , per shkak të veçantisë dhe shkëlqimit të tyre.
Gjithashtu profesori ka theksuar se gjatë këtij udhëtimi e ka shoqëruar një vajze bionde me sy bojeqielli , e cila kishte një shikim mjaft të ëmbël. Ajo I kishte treguar vendin përreth duke I thënë se do të kthjehej sërish pas. Eben Aleksander u shpreh se ndoshta shumë persona nuk do ta besojnë këtë rrëfim të tij, por ai vazhdonj të këmbëngulë se gjithcka është e vërtetë./360grade.al