Home KRYESORE Foto/ Shokon piloti i apasionuar pas selfie-ve, i realizon edhe në fluturim

Foto/ Shokon piloti i apasionuar pas selfie-ve, i realizon edhe në fluturim

Një pilot ka tmerruar të gjithë fansat pas e tij në Instagram pas postimit të disa fotove që u bënë virale në mediat sociale.

Me një shkop selfie, në vend që të bënte foto pasi të bënte ulje të sigurtë në pistën e aeroportit, piloti ka pozuar jashtë nga dritares së kabinës së tij ndërsa ishte në fluturim.

Fotot mesa duket janë marrë në mes të ajrit, mbi ishujt Palm të Dubait. Me emrin e adresës Pilotganso shkruan: “Vendlindja ime e dytë. Sefli në Dubai”.

Sapo u publikua foto mori një valë reagimesh. Por nuk ka nevojë për panik pasi foto është thjesht e modifikuar. Në fakt i gjithë profili i Pilotganso është i mbushur me postime të tilla.

Shkathtësia e tij në photoshop bëri që fotot të ishin kaq realiste saqë njerëzit besuan vërtet se kishte bërë selfie jashtë kabinës së avionit ndërsa ishte në fluturim./360grade.al

       piloti1.jpg

       piloti_2.jpg

       piloti3.jpg

       pil5.jpg

       pil6_copy.jpg

Share: