Pas izolimit total te mbledhjeve te qeverise, mëngjeset në formë konferencash që kreu i qeverisë organizon me gazetarët janë dëshmi e talljes, cinizmit dhe arrogancës së qeverisë që ka kapur të gjitha mediat, shkruan këtë paradite Edi Paloka, që ka ndjekur transmetimin direkt nga Facebook i Edi Ramës pothuaj në të gjitha mediat sot.
Paloka përdor nje metafore qe edhe pse vete gazetaret nuk kane asnje mundesi te veprojne ndryshe, nuk duket e gabuar. Paloka krahason gazetarët me “balerinat e Sinanit”, këngëtarit të muzikës popullore.
Sttatusi i plote i Palokes:
“Qe shumica e mediave tanime ose jane shitur ose i jane nenshtruar presioneve te “liderit” , ky eshte nje fakt i njohur. Por zakoni me i fundit i Rames qe i perdor gazetaret si Sinani balerinat per te realizuar videoklipet e tij , tregon se sa shpejt po rrokullisemi
Sigurisht qe faji nuk eshte i gazetareve qe detyrohen te behen pjese e shfaqjeve te tilla por ne se nuk fillon te reagoje gjithesecili per te mbrojtur lirine, personalitetin dhe dinjitetin e tij sot, neser do te jete shume vone” shkruan Paloka në Facebook.