Home KRYESORE Ruçi kryetar Kuvendi, Rama? Ja c’u thote Rama gazetareve:

Ruçi kryetar Kuvendi, Rama? Ja c’u thote Rama gazetareve:

Kreu i qeverisë tha sot ne takimin me gazetaret se zërat e Partisë Demokratike me komunista e anti-komunista, janë shprehjet të boshllëkut që ka vetë PD. Ai tha se ata që vazhdojnë të këndojnë këngët e Saliut, duhet të mbushin partinë me vizion për të ardhmen.

Ja cfare tha kryeministri Rama:

“Të përndjekurit politikë nuk janë disa spiunë birucash që flasin publikisht në emër të tyre. Janë një shtresë që kanë shumë figura të respektuara e të ndershëm që s’ka fare lidhje me këta zërat e ububushëm, që këndojnë këngët e Saliut. Niveli i PD-së në këtë rast me komunista e anti-komunista, jemi në vitin 2017, është vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizion për të ardhmen, që të përballet me sfidat dhe konkurrentët që jemi ne. Ndryshe ky është një budallallëk i madh që nuk meriton vëmendje” – tha Rama.

Share: