Kur Lulzim Basha përmendi në parlament rojet e Bashkisë së Tiranës, të cilët i quajti 8 “mazhordomë”, kryeministrit Edi Rama iu dha rasti të nxjerrë nga vetja, një peng të vjetër, tavanin e zyrës së tij në Bashki.
“Me atë tavanin e zyrës ça pate? Mezi e gjeta në vilat pas Akademisë së Arteve. Iu luta atij, ma solli. Ishte pasuri kulturore” iu drejtua kryeministri Bashës. Por ndërsa fliste për zyrën e Bashkisë, për atletet dhe për veshjen e tij, Edi Rama foli me neveri për Partinë Demokratike.
“Të lutem mos ma hap muhabetin e bashkisë se fillon e nuk mbaron kurrë, të lutem! PD duket sikur mban era qen, megjithëse nuk mban era qen, po keni dicka që ju lidh me shëmtinë”
Përgjigjen ia dha kreu i PD-së, Lulzim Basha që kujtoi se zyra e Ramës qelbej në erë kur ai u fut për herë të parë aty.
“E mbani mend atë gropën që unë e mbusha në mes të Tiranës, gropa e Hajdin Sejdisë i thonin. Qelbej e gjithë Tirana, por jo aq sa zyra jote, thonin që ishte jashtëqitja e breshkave. A s’paska qenë ajo? Unë nuk të kam përmendur ndonjëherë akuzat për higjienën personale, pavarësisht të gjithave. ti nuk mund t’i thuash opozitës të vendit tënd se ngjan me pisllëkun” u shpreh Basha. Debati mes dy kryetarëve të dy partive më të mëdha, zgjati deri pas mesnate në parlament/lapsi.al