Koreja e Veriut pritet të lëshojë “një raketë që kurrë nuk është parë” gjatë pasdites së sotme duke vënë alarmin në të gjithë botën.
Ekspertët e sigurisë besojnë se raketa që pritet të lëshohet sot do të ketë një rreze të gjatë veprimi duke kaluar sërish mbi qiellin japonez dhe të përplaset në mes të Oqeanit Paqësor.
“Ajo do të jetë një raketë me trajektore lufte”., – shprehen ekspertët e sigurisë.
Ky është testi i 14 i bërë këtë vit nga Koreja e Veriut duke i ngritur në maksimum tensionet me SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë./360grade.al