Home KRYESORE Ekspertja e leximit të buzëve zbulon bisedën e pabesueshme mes Trumpit dhe...

Ekspertja e leximit të buzëve zbulon bisedën e pabesueshme mes Trumpit dhe Daçiçit në OKB (VIDEO)

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, i ka kërkuar presidentit të SHBA-së nënshkruajë fotografitë e tij gjatë mbledhjes së OKB-së, ka zbuluar lexuesja e famshme e buzëve e mjekësisë ligjore nga Mbretëria e Bashkuar.

Çfarë bisedoi ministri serb me Presidentin e SHBA dhe çfarë ai e tregoi në ditën e parë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ishte një mister dhe mediat nisën spekulimet?

Ky takim u regjistrua nga kamerat televizive dhe videoja shkaktoi një reagim masim në rrjetet sociale.

Për të zgjidhur dilemën dhe se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në këtë takim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ‘Blic’ kontaktoi një lexuese profesionale të buzëve, Jessica Rees, e cila punon për policinë britanike.

Në fillim ajo tha se ishte e vështirë të kuptohej se çfarë kishte thënë ministri serb në gjuhën angleze. Por më pas ajo lexoi:

“Ju lutem, zoti President, ju lutem shikoni këtë”, thotë ministri serb kur ai iu afrua Trump-it.

Pastaj ai tregon fotot, Trump shihet u hedh një sy atyre dhe shikon në anën tjetër ambasadoren e SHBA-së në OKB, Niki Haley.

Pasi shikon foton, Trumpi thotë: “çfarë është kjo gruaja, o fantastike”.

Trump duket paksa i hutuar, por vendos ta nënshkruajë atë. Më pas ai i thotë Daçiçit: “Faleminderit që më tregove këtë.” Dhe Daçiç i përgjigjet: “Faleminderit, faleminderit, faleminderit. Jeni shumë i sjellshëm”. /360grade.al 

Share: