Home KRYESORE “The end of Globalization, the Return of History” e Stephen D King,...

“The end of Globalization, the Return of History” e Stephen D King, një libër që duhet kuptuar dhe jo … vetëm lexuar

Nga Kasem Seferi

Në një të përditëshme, këto ditë të fundit, pa emrin e autorit, ishte një shkrim që fliste për fundin e globalizimit dhe përsëritjen e historisë të së kaluarës së hershme, bazuar në librin e autorit të cituar në titull të këtij shkrimi.

Natyrisht, shkrime të tillë informues, për atë që shqetëson zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore në mbarë botën janë me interest ë veçantë, sidomos për një vend si Shqipëria që bën përpjekje për t’u integruar në BE.

Nisur nga fakti që Kina me “Rrugën e Mëndafshit” ishte një superfuqi ekonomike botërore në shekullin e 15 – të; po ashtu Perandoria Otomane pas saj si dhe Perandoria Persiane shumë herët në shekullin e 6 – të para Krishtit.

Rritja ekonomike e jashtëzakonshme e Kinës dhe diplomacia aktive kanë transformuar dhe po e transformojnë Azinë Lindore dekadat e fundit duke sjellë rritjen e fuqisë dhe influencës së Kinës, duke vënë në dyshim nëse do ta përmbysë Kina rendin ekzistues, apo do të bëhet pjesë e tij?

Disa analistë kanë hedhur dyshime dhe besojnë se kohës së Amerikës po i vjen fundi, për arsye se rendi botëror i bazuar te Perëndimi gjithnjë e më shumë po zevendëshet dhe dominohet nga Lindja.

Në këtë pikëpamje drama e ngritjes së Kinës ka tiparet e një Kine që ngrihet dhe një SHBA – je në rënie, mbyllur në një betejë epike mbi rregullat dhe lidershipin e sistemit ndërkombëtar.

Analistë të tjerë, mendojnë se që nga koha e rënies së Bashkimit Sovietik, njerëzit kanë vërtetuar se bota ka hyrë në një periudhë të re, e cila karakterizohet nga nivele më të ulta të sherrit politik ndërmjet fuqive të mëdha, tregjeve të lira, tregtisë së lirë dhe revolucionit të informacionit; natyrisht, me një fjalë të vetme: “globalizimi”.

Ngritja e e tregut global ka çuar në ngritjen e pasurisë të kombeve të mëdha dhe kjo si përgjigje ka çuar në një ngritje të rëndësisë dhe fuqisë së qeverive të këtyre vendeve, duke treguar se globalizimi jo vetëm funksionon por është i domosdoshëm në qoftë se vendet e botës aspirojnë ta zgjerojnë prosperitetin dhe lirinë e tyre në të gjithë planetin.

Pra, tregjet kanë nevojë për shtetet ashtu sikundër shtetet kanë nevojë për tregjet dhe “Martesa më e mirë e të dyve është demokracia bashkëkohore liberale”, prandaj shtetet duhet vetëm të kuptojnë më mirë “interesin e tyre afatgjatë në një rregull ekonomik global bashkëpunues.” (Martin Wolf, “Why globalization works”).

Dëmi i shkaktuar nga kolapsi i liberalizmit herët në shekullin e 20 – të: lufta, hiperinflacioni, depresioni mbarëbotëror, papunësia masive dhe tirania, erdhën si rezultat i mësymjes së forcave të ujdisura kolektiviste. Ndërmjet viteve 1870 dhe 1913, PBB – ja botërore për frymë u rrit 1.3 për qind, ndërkohë që në vitet 1913 – 1950 u rrit vetëm 0.9 për qind.

Ekonomia liberale e tregut kishte prodhuar rritjen më të shpejtë në standartet e jetesës që ishin njohur ndonjëherë; në kontrast me këtë, periudha kolektiviste ishte periudha më e keqe e rritjes së standarteve të jetesës të 130 viteve të kaluara; kolapsi i mëparshëm i ekonomisë botërore liberale nuk ka të krahasuar me prirjen e sotme drejt globalizimit, e cila pothuajse në mënyrë të sigurt është e pakthyeshme.

Dështimi është se nuk ka shumë globalizim, por më saktë ka shumë më pak.

Ekonomisti Stephen King, ish editorialisti Bill Emmot argumentojnë se populizmi politik e ka vënë liberalizmin e shkencës ekonomike dhe qeverisjes ndën një presion shumë të forte. Finbar Levesay shton se teknoligjitë e reja tani janë në proçesin e të kundërtëse më saktë se sa në atë të zgjerimit të globalizimit.

Në këndvështrimin e zhvillimeve politike zgjedhja e Donald Trump shihet si një shpërthim i ashpër lidhur me besimin te stabiliteti i qendrës politike.

Sistemi politik dhe ekonomik që nga L2B dhe zgjerimit pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, tashmë është ndën një kërcënim të paparë.

Goditja e ashpër e besimit te lëvizjet politike të konsoliduara në Europën Perëndimore, rezultat i krizës financiare globale si dhe pabarazia ekstreme kanë çuar në rritjen e populizmit dhe kundërshtimin e vlerave liberale, si dhe në “vënien e shkopinjve në rrotat” e globalizimit dhe të demokracisë.

Disa analistë e shohin SHBA sit ë lodhur prej rolit të saj ankorues në politikën dhe ekonominë botërore, të sfiduara nga shtete të tillë si Kina dhe Rusia.

Populizmi është dukuri ndërkombëtare dhe si i tillë zgjidhja e kësaj dukurie duhet të fillojë “në shtëpi”.

Shkenca ekonomike e tregut dhe demokracia janë ndëshkuar shumë here, veçanërisht, nga dy luftërat botërore dhe Depresioni i Madh e megjithëatë kanë mbijetuar.

Por, liberalizimi ekonomik ndërkombëtar nuk është i mjaftueshëm dhe një gjë e tillë është shumë e rëndësishme në qoftë se konsiderojmë se kombet më të varfëra shpesh janë shtete të dështuar, sepse integrimi ekonomik nuk do të sillte përfitime për asnjë prej tyre në qoftë se shteti nuk do të garantojë sigurinë e të drejtave të pronësisë dhe shtetin ligjor.

Në qoftë se jo, përfitimet potenciale të globalizimit zhduken në një periudhë afatshkurtër, ose rriten për një periudhë kohe vetëm për një klasë të vogël sunduese të korruptuar dhe jo për të gjithë popullsinë.

Ekonomia e tregut ka nevojë jo për vetëm politika të mira ekonomike dhe tregje të hapura por gjithashtu qeverisje të mirë dhe një kuadër të qendrueshëm institucional të besueshëm, të parashikueshëm dhe transparent.

Shteti egziston për t’i shërbyer qytetarëve të vet dhe është i detyruar t’i mbrojë me ligj ata nga dëmi, që përfshin vetveten; një globalizim më i mirë kërkon një shtet më të mirë.

Globalizimi, përhapja e kapitalizmit në të gjitha tregjet botërore, edhe vetë sistemi kapitalist, sikundër u trajtua më lart, është bërë objekt i kritikave të ashpra nga ana e atyre që shikojnë vetëm anën shkatërruese të tij dhe jo të gjithë proçesin kompleks të shkatërrimit krijues që e karakterizon në të vërtetë.

Ndërkaq të gjitha të dhënat burimore tregojnë se dobitë e globalizimit e tejkalojnë së tepërmi koston e tij, përtej kufijve të ekonomisë.

Për shembull ekonomisti Barry Eichengreen dhe shkencëtari politolog David Leblang, në një nga studimet e bëra në fund të vitit 2006, gjetën “të dhëna që vërtetojnë (për 130 vjet që nga 1870 dhe deri në vitin 2000) lidhjet pozitive reciproke ndërmjet globalizimit dhe demokracisë.”.

Ata gjetën se “tregtia e lirë stimulon demokracinë, por dhe demokracitë janë më shumë të prirura për heqjen e kontrolleve mbi lëvizjen e kapitaleve.

Kasem Seferi – ekonomist

 

Share: