Home OPINION Shtet qe masakron njerëzit e thjeshte e te varfër dhe përkëdhel te...

Shtet qe masakron njerëzit e thjeshte e te varfër dhe përkëdhel te kamurin. Rasti i Shkozës dhe Kastratit

Se fundi kryeministri I ynë nga New Yourk u habit nga pyetja dhe interesit te gazetarit te “Zeri I Amerikes” për fatin e rreth 400 familjeve ne Shkoze te cilëve po u prishet shtëpia për shkak te ndërtimit te një rruge atje!

Sipas kryeministrit te te gjithë shqiptareve fati I atyre familjeve te cilët u detyruan te dalin ne rruge nuk kishte aq rendësi sa parimi I ndërtimit te shtetit dhe interesit te tij I cili prevalon ndaj atij te individit, meqë pre-supozon qe është interesi I te gjithë shoqerise.

Por a është vërtete kështu? A është I tille kryeministri ynë gjithmonë dhe me te gjithë? A vendos ai gjithmonë interesin e shoqerise përtej asaj te çdo individi?

Ne besojmë qe jo dhe do sjellim vetëm një rast ku qartazi, pse pas një investimi është një person I kamur dhe me shume biznese, shteti I Edi Rames bën një sy qorr dhe një vesh shurdh!

Besojmë qe shume prej lexuesve tanë I ka rastisur te kalojnë te autostrada Tirana – Durrës, rruga e brendshme ku është devijuar ajo rruge automobilistike sepse prishte interesat e këtij biznesmeni shume te fuqishëm, sa shteti I kryeministrit Rama shkërmoqet si kashte!

Ndërsa po I njëjti shteti përballe rreth 400 familjeve te varfra tregon dhembet dhe shfaqet I pamëshirshëm me gjoja interesin publik!

Ku janë organizatat civile qe nuk reagojnë? Ku janë Mediat e pavarura qe nuk shkruajnë për një shtet te tille pa dinjitet dhe te padrejte?

Ku është opozita parimore qe nuk reagon? Po vete kryeministri ku është qe nuk flet për shtetin ligjor ne një rast te tille?!

As paralelizmin e deleve nuk e meritojmë kështu duke tene larg shtepise time! Nje dite ky zjarr padrejtësie do te arrije edhe tek shtëpia yte, nëse nuk merakosesh qe tani. Europa dhe SHBA janë aty ku janë sepse kane reaguar ndaj padrejtësive.

Share: