Nga Artur Nura
Koco Kokedhime ne cilesine e kryetarit te partisë se “Zgjidhja” akuzon kryeministrin Edi Rama si frikacak ndaj zhvillimeve ne Himare! Ai me pare e kishte komplimentuar Edi Ramen per aksionin e prishjeve te ndertesave ne Himare dhe sot i thote Rames se ai nuk duhet te dergonte te takoheshin ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro me Vasil Bollanon dhe Fredi Belerin e Omonias, sipas tij ne mënyre te fshehte!
“Rama refuzoi kërkesat e përsëritura dhe propozimet këmbëngulëse të mia dhe të Zgjidhja-s për t’i legalizuar e shpronësuar me çmime tregu të gjitha ndërtimet e banorëve të Himarës që preken nga projekti për urbanizimin e qëndrës së qytetit” – shkruan Kokedhima ne deklaraten e fundit per Media, por kush ka pak kujtese politike do ti kujtohet kur dilte ne nje emision “limonate” ne Abc News ku thote se prishja e ndertimeve te vjetra do te vazhdoje ne Himare dhe kush i kundershton ato nuk ka aspak te drejte. Protestuesit e shumte ai i ironizon duke thene se nese jane 50 veta qe protestojne duke ardhur nga Tirana nuk duhen degjuar!
“Ky “trim” që i thoshte deri dje Athinës “Shiko punët e tua!” pranoi menjëherë kërkesat e drejta të himarjotëve sapo i trashi zërin Athina, Brukseli e kushedi çfarë lobi tjetër deri në SHBA.” ‘- shkruan Kokedhime duke demonstruar se e paska ditur qe Himarjotet kane te drejte ai kujton se Himarjotet dhe Jugu kane kujtese te shkurter, por nuk eshte keshtu.
Me kete rast duhet komplimentuar kolegja Eni Vasili qe ne emisionin e saj Studio e Hapur ne News 24 me Eni Vasilin ai thote se i paska thene rame nxjer bllof ish deputetin e pushtetshem socialist duke i trasmetuar live videon ku Koco Kokedhime ishte nje mbeshtetes i flakte i Edi Rames per prishjet ne Himare! Ndiqni videon qe sjellim ne vemndjen tuaj nga minuta e 40 deri ne minuten e 45 dhe do te habiteni me ato qe do degjoni dhe kur ky politikan qe pretendon se eshte me serioz se shumica e politikes genjen pa piken e turpit, ose sic thote Populli e ha turpin me buke!
Kete turp te vertete ai kerkon ta tejkaloj duke ju referuar një rasti tjetër ne Shkoze ku padyshim kjo qeveri ka demonstruar cinizëm te pashembullt, por kur te drejtën e qytetareve duan ta mbrojnë disa politikane qe nuk kane qene te ndershëm me publikun, apo biznesmenë qe u kane dhe dhjetëra gazetareve disa rroga borxh, te shkon mendja se kur te tille njerëz ndërhyje ne këto kauza te drejta, mund te jene aty vetëm e vetëm për ti zhvleftësuar ato!
Nje opinion te tille ta përforcon edhe fraze e komunikatës se fundit e kreut te partisë Zgjidhja kur thotë: “Qeveria e tij e pabesë u dërgoi natën fadromat 160 familjeve në Shkozë, pa asnjë paralajmërim. Sot ka pranuar t’i shpronësojë (kompensojë) të gjithë në Himarë me “çmime tregu”. Ndërkohë banorët e Shkozës, që të vetmin “mik dhe përkrahës” duhet të kishin shtetin e tyre, flaken në rrugë pa asnjë kacidhe. Ky është Rama i vërtetë: Dhjaks përpara Athinës dhe Brukselit, i egër, çnjerëzor dhe cub me popullin e varfër të Shkozës!”
Cfare do te thote Kokedhima me ketë fraze politike? Mos ndoshta do qe te justifikoje një zhvillim te mundshëm nesër ne Himarë i cili mund te jete i ngjashëm me atë te Shkozës?! Himarjotet sigurisht nuk i kane besuar kurrë këtij njeriu dhe besoj qe nuk do ta bejne një gjë te tille edhe me tej!
Kokedhima është i pabesueshëm dhe këtë e ka zbuluar mrekullisht dhe qartësisht gazetarja Eni Vasili ne emisionin e saj ne News 24.
Ndiqni videon e emisionit nga minuta e 30-te deri ne te 40-ten dhe do te na jepni te drejte! Kush gënjen një here, gënjen përherë dhe njerëzit e dine një gjë te tille, vecanerisht me Kokedhimen qe është borxhli financiar i shume njerezeve!