Nga Ilir Demalia
Prej kaq vitesh njerëz injorantë, folkloriko-patriot, jargëtare të trungut kallzimeve dhe kallzues, njerëz që janë zvarritur me pushtetin dje dhe sot, njerëz që nuk thonë asgje, por; edhe politikanë dhe intelektualë të dje-socëm si modole shërbimi e konformimi me pushtetin e kjo d.m.th me të keqen, duke përfshire dhe shkrimtarin I.K thonë; Fatos Lubonja hyri në burg si djali Todi Lubonjës.
Edhe sikur kjo të ishte e vërtetë vetëm qendresa vuajtjet fizike-psigjike te F.Lubonjës duke mos u nënshtruar në 17 vjet të rinisë së tij do të ishin të mjaftueshme për të qenë më me empathy për Lubonjën.
Todi Lubonja, kishte dhe një djal tjetër, Gimin, i cili shkoj në interrnim por nuk u dënua asnjë ditë. Ateherë lind pyetja, përse u arrestua Fatosi nje ditë para Todit?!
Siç rezulton nga korespondenca e numrit 2 të Partisë në atë kohë Hysni Kapos dhe ministrit brëndëshëm Kadri Hazbiu për shkrimet e gjetura ndaj të pandehurit Fatos Lubonja, sipas expertizave të Neshat Tozaj, Vangjel Kule e Thimi Bare, shkrimet e Lubonjës me pëmbajtje armiqsore datojnë në vitin 1969 kur ishte 19 vjeç, kur Todi ishte anëtar i Komiteit Qëndror dhe…
Është pikërisht kjo krijimtari që do ta çonte Fatosin mbrapa hekurave duke u dënuar për 7 vjet agjitacion-propagande dhe RIDËNUAR ne burg me 20 vjet në 1978, kryengritje kundër regjimit, sëbashku me Vangjel Lezhon e Fadil Kokomanin të cilët u pushkatuan.
Fatos Lubonja, si i dënuar politik me rrezikshmëri për regjimin, lirohet i fundit nga burgu ne mars të 1991.