Home KRYESORE Fillimi i vitit të ri shkollor, policia ndërmerr masa antiterror!

Fillimi i vitit të ri shkollor, policia ndërmerr masa antiterror!

Sot rreth 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë nisen vitin e ri shkollor, kurse 33 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Duket se jo thjesht për këtë arsye Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Çako, firmosi urdhër të detajuar për masat e posaçme të policisë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Urdhri parashikon që drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, komisariateve/stacioneve të policisë, të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe të vendosin shërbimet policore për kontrollin e territorit.

Sipas zyrës për media në Policinë e Shtetit, në lidhje me kërcënimet për sulme të mundshme terroriste në vend, në planet e masave do të ketë prani të shtuar të prezencës policore në ambientet e shkollave në përgjithësi dhe në veçanti shkollat e huaja me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal apo terrorist në këto ambiente.

Share: