Home KRYESORE Gjenden 14 milionë euro cash në shtëpinë e ish-ministrit!

Gjenden 14 milionë euro cash në shtëpinë e ish-ministrit!

Policia Federale të Brazilit njoftoi se ka përmbushur një nga sekuestrimet më të mëdha të parave cash në vend. Në Salvador policia gjeti në një apartament të ish-ministrit të Integrimit Kombëtar Geddel Vieira Lima një shumë prej 42,6 milioni reais (11,4 milionë euro) dhe 2,7 milionë dollarë (2,3 milionë euro). Në total janë rreth 14 milionë euro. Ai u shkarkua nga detyra pas nisjes së hetimeve se kishte ndërhyrë për të ndërprerë hetimet për devijim të fondeve publike nga një bankë e rëndësishme. Për këtë akuzë ai po qëndron në arrest shtëpie. Polcia tha se ish-ministri e përdorte këtë apartament si bunker për mbajtjen e parave cash. /lapsi.al/
Caixas e malas de dinheiro em espécie apreendido pela Polícia Federal na Operação Tesouro Perdido em um apartamento em Salvador, Bahia, utilizado pelo ex-ministro Geddel Vieira Lima como "bunker"

Share: