Home KRYESORE Gruevski Beogradit: Zaev do votojë për Kosovën në Interpol!

Gruevski Beogradit: Zaev do votojë për Kosovën në Interpol!

Beogradi është egërsuar sërish pas një vendimi të Shkupit zyrtar për të votuar pro Kosovës për në INTERPOL, në mbledhjen e radhës së kësaj organizate.

Televizioni serb B92, bën të ditur se disa deputetë të parlamentit serb kanë kërkuar nga qeveria e tyre që të protestojë egërsisht ndaj qeverisë Maqedonase.

Ivan Stoilkovski, kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, i cili është aleat i ngushtë i Nikolla Gruevskit, ka ndërmarrë një mision të posaçëm në Beograd ku po kërkon lobim në parlamentin serb.

“Tensionet mes dy vendeve do të rihapen sërish pas aferës së diplomatëve”, tha Stoilkovski për B92.

Ai ka deklaruar se pakica serbe në Maqedoni do të kërkojë që edhe gjuha e tyre amëtare të bëhet zyrtare, siç po ndodh me shqipen.

Kreu i partisë së serbëve ka paralajmëruar gjithashtu se mazhoranca e Zaevit me shqiptarët do të hyjnë në krizë në zgjedhjet lokale, ku do të nisë përplasja mes vetë forcave politike shqiptare.

Ai ka udhëtuar në Beograd pikërisht për t’i kërkuar kastës së atjeshme qeverisëse që t’i bëjë sa më shumë presion Zaevit.

Share: